Çfarë mund të automatizojmë
Nga një dritë që ndizet vetë te një shtëpi e tërë që punon si një sistem.
Ndriçimi
Dritat ndizen kur hyn, zbehen natën dhe krijojnë atmosferën që do.
- Ndizen vetë kur hyn në dhomë
- Zbehen gradualisht në mbrëmje
- Fiken të gjitha me një prekje kur del
Klima dhe ngrohja
Temperatura e duhur, pa u kujdesur. Ngroh ose freskon sipas orarit tënd.
- Shtëpia ngrohet para se të kthehesh
- Modalitet ekonomik kur s’je në shtëpi
- Temperaturë e ndryshme për çdo dhomë
Perdet dhe grilat
Hapen me diellin dhe mbyllen në mbrëmje, pa u ngritur nga vendi.
- Hapen vetë në mëngjes
- Mbyllen kur errësohet
- Kontroll për çdo dritare veç e veç
Siguria
Shtëpia jote nën mbikëqyrje në çdo kohë, që asgjë të mos të shpëtojë.
- Kamera që i sheh drejtpërdrejt, nga kudo
- Njoftim i menjëhershëm kur ndodh diçka
- Çdo hyrje dhe lëvizje nën kontroll, ditë e natë
Sensorët
Sensorë për ujë, tym dhe gaz që reagojnë para se problemi të rritet.
- Njoftim i menjëhershëm për rrjedhje uji
- Mbyllje automatike e ujit
- Alarm për tym dhe gaz, edhe kur fle
Panele dhe çelësa
Kontrollo gjithë shtëpinë nga muri, me çelësa të zgjuar ose panel me ekran.
- Një çelës për disa funksione
- Panel në mur për çdo dhomë
- Kontroll edhe nga telefoni
Atmosfera
Një prekje dhe e gjithë dhoma përshtatet: film, darkë ose gjumë.
- Skena “Film”: dritat ulen, perdet mbyllen
- Skena “Mëngjes”: perdet hapen, klima gati
- Skena të personalizuara sipas teje
Energjia
Kurse pa u munduar. Pajisjet fiken vetë kur nuk nevojiten.
- Dritat fiken në dhomat bosh
- Ngrohja ulet kur s’ka njeri
- Pasqyrë e thjeshtë e konsumit
Gati të fillosh?
Na trego çfarë dëshiron të automatizosh dhe të propozojmë zgjidhjen që të përshtatet.
Rezervo një takim